E humb kontrollën Peci pasi iu zbulua skandali me grante: Duroni horra e kriminela deri nesër

- in Lajme

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është lëshuar me gjuhë të papërmbajtshme ndaj kritikëve për skandalin e ndarjes së 100 mijë eurove për vëllain e deputetës të VV-së, Fitore Pacolli.

Ai ka akuzuar PDK dhe LDK duke i thënë “kriminela” dhe duke paralajmëruar gjuhë edhe më të rëndë.

“Andaj, durim horra se nga nesër, çdo ditë do ta shpërfaqi pafytyrësinë e kriminalitetin tuaj me emra.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i tij:

Siç edhe ua kam bërë me dije në fillim të mandatit, nuk mundeni me më ndalë as me ujë e as me plumba!

Po e vështroj me kujdes shthurjen mentale të akuzave e shpifjeve!

E nisi sulmin paterica e PDK-së, LDK ja e bitisi PDK-ja me kërkesa për shkarkime!

Veç pritni kriminela!

Nëse deri tash kam treguar etikë në të shprehur, nga tash e tutje do flas më hapur se asnjëherë tjetër e do t’iu demaskoi si kurrë më parë!

Secili sulm i juaji është i kuptueshëm sepse suksesi në sektorin e bujqësisë e ndryshimi është aq radikal sa që vështirë është të përpihet nga ju! Bile ky ndryshim radikal ju tmerron sepse nuk mund ta imagjinoni që instalacioni kleptomaniak i qeverisjes suaj më nuk ekziston. Është përtej realitetit tuaj meritokracia si bazë e parim!

Andaj, durim horra se nga nesër, çdo ditë do ta shpërfaqi pafytyrësinë e kriminalitetin tuaj me emra./Demokracia