Një rast i tentim-vrasjes ka ndodhur në Dragash.
Prokuroria në Prizren ka bërë të ditur se i dyshuari e ka plagosur ish-vjehrrin pas një mosmarrrëveshje për divorc me vajzën.
Njoftimi:
Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik, se, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orëve, të dyshuarin O.M., nga fshati Brodosanë – Komuna e Dragashit, për shkak të dyshimit se i njëjti ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka plagosur të dëmtuarin K.Q., (ish – vjehrrin e tij) në Dragash, pas një mosmarrëveshje paraprake rreth procesit të divorcit në mes vajzës së tij dhe të dyshuarit.
I dyshuari M.O., dyshohet për veprat penale “Tentim vrasje” nga neni 172 lidhur me nenin 28, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Prizren, ndaj të dyshuarit O.M., brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit./Demokracia