E fundit: Zbulohet e dashura e re e Robert Berishës (Emri)

- in ShowBiz

Robert Berisha dy vite më parë i dha fund lidhjes me këngëtaren, Nora Istrefi.

E pas kësaj pauze duket se ka të reja nga ana e këngëtari.

Roberti ishte i ftuar në “Pardon My French” në Top Albania Radio ku edhe ka zbuluar gjëra mbi jetën e tij private.

Ai ka zbuluar se tashmë është në një lidhje dashurie me një vajzë të quajtur, Laureta.

“Pas një pauze shumë të gjatë, 4 vite ku i kam kushtuar shumë kohë gocës, Reneesë dhe me angazhimet e mia, po ‘robi plaket kur do vetë’ Tani jam shumë i lumtur”, u shpreh ai.

Turja ai ka vazhduar se nuk planifikon të bëj më ndonjë dasëm.

“Jo, dasmë nuk do ketë eshtë një harxhim që nuk ia vlen, me ato lekë i kisha bërë dy muaj pushime, nëse ajo (partnerja) më beson që me ato lekë do kalojë më bukur se në dasmë”, ka thënë më tej ai.

Ndryshe me këngëtaren Nora Istrefi, Roberti ndan një vajzë të quajtur Renee. /Lajmi/