Rastet kur qytetarët rrezikojnë jetën e tyre por edhe të tjerëve në trafik janë shpeshtuar në vendin tonë e sidomos pas daljes së idesë në përdorimin e trotinetave elektrik. Një rast i fundit ka ndodhur në kryeqytet, teksa shihet një person duke e ngarë një trotinet elektrik dhe prapa tij ka të ulur një fëmijë të cilit ia rrezikon jetën, raporton Gazeta Sinjali.
Pamjet janë publikuar në Facebook, nga faqja “Vrojtuesit e lagjes”, ku shihet se gjatë ngasjes së trotinetit makinat veçse kalojnë në drejtimin e tyre gjatë rrugës duke e vështirësuar situatën për mos shkaktimin e ndonjë incidenti ndaj fëmijës, gjithashtu edhe personit i cili vozit trotinetin.
Ndryshe, trotinetet elektrik janë bërë një dukuri e zakonshme në Kosovë, e veçanërisht në Prishtinë, gjithashtu edhe të rrezikshme.
Mirëpo, pavarësisht shtimit të personave të cilit përdorin për vozitje trotinetet elektrik, nuk ka ende rrugë të destinuar enkas për ta.
Shiko videon KËTU