Një rast i ngacmimit është raportuar gjatë ditës së djeshme në stacionin policor në Istog, nga një burrë i cili e ka denoncuar një grua për mesazhet që ia ka dërguar, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se në dëshminë e viktimës të dhënë në Polici thuhet se e dyshuara Sh.M., 47-vjeç, e ka ngacmuar në vazhdimësi përmes rrjeteve sociale, duke i kërkuar takime.
Për shkak të shqetësimit që ia ka shkaktuar, viktima ka vendosur që ta raportojë rastin dhe të kërkojë ndihmë nga Policia.
Si rezultat i denoncimit, e dyshuara është arrestuar, por nuk ka pranuar të deklarohet para hetuesve policorë, lidhur më rastin.
Ndaj saj, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “ngacmim”.
/GazetaSinjali/