Rekordi “Guinness” për puthjen më të gjatë nën ujë është thyer për Ditën e të Dashuruarve sivjet, nga kampionia e zhytjes së lirë, Beth Neale, dhe partneri i saj, Miles Cloutier.
Çifti theu rekordin në Maldive. Neale dhe Cloutier u puthën për 4 minuta e gjashtë sekonda duke thyer rekordin, që mbahej nga një çift italian, për 42 sekonda.
“Kemi menduar se Shën Valentini është dita e përsosur për të thyer rekordin pasi është reflektim i bukur i dashurisë sonë për botën nënujore dhe dashurinë që kemi për vendin ku mësuam se po bëhem nënë e një vajze”, ka thënë Neale për uebfaqen e Librit të Rekordeve “Guinness”.
Çifti fillimisht qe takuar në Bermuda më 2018, ku Neale po jepte leksione për zhytje për fëmijët, ndërsa Cloutier ishte vullnetar si pjesë e programit.