Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se e ardhmja u takon fëmijëve, por vendimet e marra nga të rriturit dhe politikanët në veçanti janë ndërhyrje direkte në të ardhmen e tyre.
Pacolli tha se s’ka dyshime në kualitetet dhe mendjet e ndritura të të rinjve, por atyre u duhet infrastrukturë për të realizuar vetën dhe jetuar ëndrrat, transmeton lajmi.net.
Tutje Pacolli tha se si dikush që ka luftuar gjithë jetën për të përkthyer në realitet atë që ka ëndërruar, e di shumë mirë sa e rëndësishme është të kesh udhërrëfyes në shtegun e jetës.
Postimi i plotë:
E ardhmja u takon fëmijëve tanë, por vendimet tona të sotme janë ndërhyrje direket në të ardhmen e tyre. Unë s’kam dyshime në kualitetet dhe mendjet e ndritura të të rinjve, por atyre u duhet infrastrukturë për ta realizuar vetën dhe jetuar ëndrrat.
Si dikush që ka luftuar gjithë jetën për të përkthyer në realitet atë që kam ëndërruar, e di shumë mirë se sa e rëndësishme është të kesh udhërrëfyes në shtegun e jetës.
Ne qysh tash jemi krenarë për atë se çfarë do bëjnë fëmijët tanë në të ardhmen, duhet të punojmë fortë që edhe ata të jenë shumë krenarë me ne kur ta kujtojnë të kaluarën./RTK