DYSHOHET PËR BOMBË TE STACIONI I AUTOBUSËVE NË PRISHTINË

- in Lajme

Telegrafi ka mësuar se një alarm për bombë te stacioni i autobusëve në Prishtinë është raportuar nga qytetarët në Policinë e Kosovës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar të bëjë evakuimin e qytetarëve.

Telegrafi është në pritje të një përgjigje zyrtare nga ana e Policisë së Kosovës lidhur me këtë rast. /Telegrafi/