Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh, ndaj të miturve G.K., dhe H.B., për shkak të dyshimit të bazuar në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale detyrimi dhe mbajtja në pronësi, në kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve.
Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./KP