Dy të lënduar nga një aksident trafiku në Gjilan, shkak mosrespektimi i përparësisë së kalimit

- in Lajme

Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur në mesnatë, në afërsi të Zjarrfikësve në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë të ditur se dy persona janë lënduar nga ky aksident dhe janë shkaktuar dëme materiale.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor dhe sipas informatave të para, njëri nga ta e ka gjendjen më serioze.

Sipas sinjalizuesve aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të përparësisë së kalimit nga njëra prej veturat e përfshira.

/GazetaSinjali/