Dy nxënës goditen nga rryma në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë

- in Lajme

Dy nxënës të shkollës “Faik Konica” në Prishtinë janë goditur nga energjia elektrike, mëngjesin e sotëm, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila njoftoi se dy të miturit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën George Bush në Prishtinë, dy persona (të mitur) janë goditur nga rryma elektrike. Personat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me institucionet përkatëse po trajton rastin”, tha Ahmeti.

Ndërsa komandanti i Zjarrfikësve në Prishtinë, tha se problemi dyshohet se ka qenë me një trafo afër shkollës.

/GazetaSinjali/