Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), thotë se është duke vazhduar angazhimin intensiv edhe gjatë ditës së sotme për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës që ndodhen në Afganistan me qëllim të largimit sa më të shpejtë nga atje.
Deri në pasditen e së martës, MPJD-ja njofton se dy shtetas të Kosovës janë evakuuar nga Afganistani përderisa me dy të tjerë po vazhdon kontakti i drejtpërdrejt në mënyrë që t’u ofrohet ndihmë deri në largimin e tyre.
MPJD-ja vazhdon t’u bëj thirrje të gjithë shtetasve tanë në Afganistan që të lajmërohen në linjën emergjente me numër +383 45 492 316, për të marrë sa më parë udhëzimet dhe ndihmën e duhur.
Qeveria e Republikës së Kosovës thotë se do të vazhdojë angazhimin deri në evakuimin e të gjithë shtetasve tanë nga Afganistani./KP