Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës në kundërshtim të ligjit të ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Aktivistë të kësaj partie kanë vendosur figurën e kryeministrit Albin Kurti me shkrimin “Dua të bëhem prokuror”.
Aksioni është mbajtur para Kuvendit të Kosovës, pak para nisjes së seancës plenare ku në rend dite është Projektligji për KPK-në./Demokracia