Dua ka arritur tjetër sukses me albumin “Future Nostalgia”.
Dua Lipa vazhdon të numërojë suksese të shumta me albumin “Future Nostalgia”, të cilin e publikoi vitin e kaluar.
Së fundi, artistja bëri të ditur se albumi i saj “Future Nostalgia” (The Moonglight Edition) ka 10 këngë me 100 milionë transmetime në Spotify.
Ky është sukses i jashtëzakonshëm i Duas, albumi i të cilës po i bën konkurrencë artistëve të njohur edhe tash e një vit pas publikimit.
Dua pas angazhimeve të shumta, ka kaluar pak kohë me të dashurin.
Ajo publikoi një imazh, në të cilin u shfaq e mbështetur pranë Anwarit, teksa po kalonin mbrëmjen pranë njëri-tjetrit.
Që të dy ishin veshur në të zeza, Dua po mbante edhe një kapele shumëngjyrëshe në kokë, kurse dukeshin shumë të lumtur me praninë e njëri-tjetrit./RTK