Këngëtarja e njohur shqiptare e me famë botërore, Dua Lipa po qëndron sot në Tiranë, ku është pritur nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Rama ka thotë se Dua ka kapur qiellin e botës muzikore e që s’ka nevojë për asnjë koment.
“DUA LIPA që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju. Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike❤️”, ka shkruar Rama derisa ka publikuar edhe një fotografi bashkë me Dua Lipen.