Dua Lipa ndan momente të tjera të veçanta nga “Sunny Hill”: Katër ditë të paimagjinueshme në qytetin tim

- in ShowBiz

 Këngëtarja shqiptare me renome, Dua Lipa, prej disa ditësh është duke qëndruar në Kosovë.

Kjo për shkak të festivalit “Sunny Hill”, që organizohet për vitin e tretë me radhë nga babai i saj, Dukagjin Lipa.

Foto: Screenshot/Instagram

26-vjeçarja ka shpërndarë së fundmi disa momente të veçanta nga “Sunny Hill”, ku shfaqet së bashku edhe me të motrën, Rinën dhe të vëllanë, Gjinin.

Krijuesja e hitit “One Kiss” po ashtu në koleksion ka publikuar edhe imazhin ku bën shqiponjën.

Foto: Screenshot/Instagram

“Katër ditë të paimagjinueshme në qytetin tim”, ka shkruar ajo.