DRITON MUHARREMI JEP DORËHEQJE TË PAREVOKUESHME SI ANËTAR I KGJK-SË

- in Lajme

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), konfirmoi se ka pranuar deklaratën e dorëheqjes së parevokueshme të anëtarit të saj, Driton Muharremi.

“Z. Muharremi, në deklaratën drejtuar Kryesuesit dhe anëtarëve të KGjK-së, thekson se, jep dorëheqje të parevokueshme me të vetmin qëllim që institucioni i KGjK-së të mbetet i pa kontestuar jo vetëm për publikun, por edhe nga grupet e interesit që kanë tendenca të ndërhyrjes në sistemin gjyqësor”, thuhet në njoftimin e KGJK.

KGjK, thotë se do të njoftojë Kuvendin e Republikës së Kosovës për zëvendësimin e anëtarit të dorëhequr.

Ndryshe, Driton Muharremi ka qenë subjekt i një audioincizimi të publikuar në media./KP