Drita mposhtet nga Antwerp, eliminohet nga Liga e Konferencës

- in Sport

Drita ka pësuar humbje nga Royal Antwerp në ndeshjen kthyese në “Fadil Vokrri”, duke mbyllur kështu aventurën në Ligën e Konferencës.

Klubi gjilanas arriti që të sigurojë një barazim të vlefshëm në ndeshjen e parë në Belgjikë.

Pavarësisht se të motivuar pas atij barazimi në duelin e parë, Drita megjithatë ka dëshpëruar duke u mposhtur në ndeshjen e dytë në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-0.

Golin e parë e realizoi kosovari Laurit Krasniqi në minutën e 53-të ndërkohë i dyti erdhi në fund të shtesës.

Drita mbyll kështu aventurën në garat evropiane në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

/GazetaSinjaliSport/