DRENASI MBUSHET ME GRAFITE “DRENICA LIND EDHE DYLBERA”

- in Lajme

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist sonte ka shkruar disa grafite në mbrojtje të grave në muret e hapësirave publike në Drenas.

Muret e hapësirave publike të Drenasit u mbuluan sonte me mbishkrime të cilat sipas Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, targetojnë dhunën e shumëfishtë e të vazhdueshme që vajzat e gratë, lesbike e punëtore me apo pa kontratë pune e burrat gejë e të klasës punëtore e përjetojnë në Drenas e përtej.

“Shtypja sistemike e cila vazhdon t’i lërë vajzat e gratë, punëtoret/ët e personat LGBTI+ në gjendje të mjerueshme, nuk do të durohet. Andaj edhe këto mesazhe, përmes përplasjes së të vërtetave të heshtura, thërrasin në revoltë e rezistencë kolektive”, thuehet në komunikatën e tyre.

Më poshtë mund të shihni mbishkrimet e shkruara sonte në Drenas. /Zëri