Dreka e yndyrshme e VV-së: Dy ministre në këmbë duke punuar, një tavë misterioze, Bislimi gojëmbushur

- in Lajme

Një fotografi e pushtetit ka bërë bujë ditën e sotme. Kishim një drekë, shuuuumë ushqime, shuuuumë yndyrë dhe shumë figura të pushtetit të bëra bashkë. Çka mësojmë prej saj?

Vetëvendosje është një parti e vetëquajtur si progresive ose përparimtare, dhe kjo na çonte në idenë se vartësit e saj do të ishin të kujdesshëm edhe në ushqime. Por, del se ky kujdes nuk mungon.

Yyyyyndyrë

Ushqimet që ndodhen në tavolinën e gjatë të ministrave dhe figurave tjera të Qeverisë Kurti mund të jenë të shijshme, por janë edhe shumë të yndyrshme.

Në mes shohim një tepsi të madhe me pite të një lloji të panjohur. Mu pranë saj ndodhet edhe një pjatë ku ndodhen shumë speca me ajkë. Pranë kësaj pjate ndodhet edhe një tjetër, më e vogël, me ajkë apo ndonjë sos tjetër me bazë djathin.

Por, një tavë misterioze është pak më tej ku duken disa ushqime që ngjasojnë me mishin e kuq. E menjëherë pranë këtij ushqimi ndodhet edhe një shishe që duket të jetë raki.

Figurat

Besnik Bislimi duket i përfshirë krejtësisht në ngrënie. Ai e ka gojën të mbushur derisa i ka të dy duart e zëna.

Xhelal Sveçla në anën tjetër, është i përfshirë në një diskutim me një person që nuk shihet por njërën dorë e mban mbu ushqim. I përfshirë në ngrënie është edhe ministri Armend Mehaj, derisa arrin edhe të flas me dikë.

Por, ana më problematike shfaqet te ministres Albulena Haxhiu dhe Artane Rizvanolli. Të dyja, për dallim nga kolegët e tyre ministra, janë duke u marrë me punët që i kryejnë gratë zakonisht: ato po shërbejnë, bashkë edhe me një burrë të panjohur. Ky i fundit shihet derisa e mban një pjatë me ushqime (ndoshta pite?), derisa Albulena Haxhiu me duar përgatitet të kryejë punë në këmbë. Po në këmbë edhe ministrja tjetër Rizvanolli menjëherë afër saj.

Ne ftojmë lexuesit tanë që të kenë më shumë kujdes se ministrat e Kurtit në ushqime, dhe po ashtu – më e rëndësishmja – të mos ndajnë rolet gjinore në kryerjen e punëve në mënyrë konvencionale.

/Nacionale