Një tërmet prej 5.7 shkallë të Rihterit ka ndodhur sot në Rumani, lëkundjet e të cilit u ndjen edhe në Kosovë e Serbi.
Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa në një postim në Facebook, ka dhënë detaje rreth tërmetit lëkundjet e të cilit u ndjen edhe në disa komuna të Kosovës.
“Në Kosovë nuk kishte tërmet. Tërmeti ka goditur në Rumani, por për shkak të fuqisë dhe energjisë se liruar dhe përhapjes nëpër mjet valëve sizmike kap distancë deri 500km”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Kujtojmë se një javë më parë një tërmet prej 7.7 shkallë të Rihterit goditi Turqinë dhe Sirin ku deri më tani numri i viktimave ka shkuar mbi 38 mijë.