DRAGAN GJILLAS KËRCËNOHET SI OLIVER IVANOVIQ PARA VRASJES

- in Lajme

Një video po qarkullon në internet ku kritikon liderin e Partisë për Liri dhe Drejtësi, DraganDjilas e cila në mënyrë të ngjashme kujton atë kushtuar politikanit serb në Kosovë, OliverIvanoviq, pak para se të vritej.

 

Në videon e fundit që po qarkullon në rrjete sociale, Djilas, i cili dikur ishte kryetar i Komunës së Beogradit, po cilësohet si përgjegjës për politikën e ndjekur nga shteti gjatë asaj kohe.

Në listën e përgjegjësive që i mveshën atij është se Serbia numrin e të papunëve kishte 25 për qind dhe se Kosova shpalli pavarësinë.Videoja në fund përfundon me mallkimin e Djilasit.

Ngjashmëria me videon e parë në të cilën vihet në shënjestërdikush nga jeta publike është e madhe. Bëhet fjalë për një video kundër OliverIvanoviqit.

“Çfarë përsonaliteti është OliverIvanoviq?”, ishte pyetja kryesore e videos, e cila u transmetua nga televizionet Pink dhe Most, pak para fillimit të fushatës zgjedhore në Kosovë dhe pasi Ivanoviq vendosi të jetë kandidat për kryetar të Komunës sëMitrovicës së Veriut.

VIDEO

https://twitter.com/SebastijanOlimp/status/953324258352156672

Videoja në të cilën Ivanoviqin e përshkruajnë si të afërt me vrasësit, “i cili nuk qan për të vrarët, por për makinën e tij”, ishte kulmi i linçimit mediatik që përjetoi ky politikan. Ai u vra menjëherë pas transmetimit të kësaj videoje.

Deri më sot nuk dihet se kush është porositësi i kësaj videoje, edhe pse është publikuar në dy televizione, e derisa është publikuar në televizionin Most, në këndin e sipërm shkruhej “Spot me pagesë nga Lista Serbe”.

Kjo video që ka nëshënjestë kundërshtarët e Qeverisë së drejtuar nga Partia Progresive Serbe, të cilët janë cilësuar si “mercenarë që sulmojnë presidentin AleksandarVuçiq”.

Nënkryetarja e Partisë për Liri dhe Drejtësi, MarinikaTepiq, e cila përmendet në këtë video, tha se ky lloj linqimi ndaj disidentëve nuk ështëgjë e re.

“Ajo që është interesante, kjo video për Ivanoviqin është krijuar në periudhën kur ai fliste rreth punëve tëZvonkoVeselinoviqit dhe ekspozonte kombinimetkriminale të grupit të tij. Para pak kohësh kam treguar se si Veselinoviq e ka financuar fushatën e Partisë Progresive Serbe përmes kompanisë ‘InvictusMedia’, që ka marrëdhënie të ngushta me vëllain e presidentit serb AndrejVuçiq”, tha Tepiq.

VIDEO

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FStrankaSlobodeIPravde%2Fvideos%2F903336593645056%2F&show_text=0&width=560″ width=”560″ height=”308″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>

Politologu CvijetinMilivojeviq thotë videoja ka një ngjashmëri mes asaj tëDjilasitdhe të Ivanoviqit.

“Dallimi i vetëm mes këtyre dy videove është se kjo për Djilasin nuk është transmetuar në mediet tradicionale. Që nuk do të thotë se nuk do të ndodh. Fatkeqësisht është një mallkim i faktit që hapësira mediatike në internet nuk përcaktohet ligjërisht si hapësirë në ato tradicionale. Kjo situatë u shkon më shumë për shtat autoriteteve, sepse çdo gjë që nuk dënohet me ligj e trajtojnë si të lejuar. Dhe e gjithë kjo mund të jetë shumë e rrezikshme”, thotë Milivojeviq.

Siç sqaron më tej ai, as sot nuk e dimë se kush qëndron pas videos kundër Ivanoviqit.

“Dhe ja sa ka kaluar nga vrasja e Ivanoviqit dhe se televizionet serbe me frekuencë kombëtare nuk pranojnë t’i përgjigjen kësaj pyetjeje. Prandaj, kompanisë televizive mund t’i ndalohet transmetimi për gjashtë muaj deri në një vit. Tani, televizioni Mostka respektuar ligjet e Kosovës, kështu që ka dorëzuar informacion në gjyq që Lista Serbe qëndron pas gjithçkaje”, përfundon ai. /Nova/