Dorëzohet mazhoranca, themelohet komisioni hetimor i rrymës sipas opozitës

- in Lajme

Tashmë është themeluar Komisioni Hetimor të cilin opozita e ka kërkuar gjatë seancës së sotme.

Kështu kanë bërë të ditur burime të lajmi.net, duke thënë se kjo tashmë është çështje e kryer.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, e cila po mbahet pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit të Kosovës.

Opozita gjatë seancës së sotme ka kërkuar me ngulm formimin e këtij komisioni, teksa kanë protestuar me fishkëllima e zhurmë në tavolina. /Lajmi.net/