Zyrtarët e lartë të Qeverisë Kurti nuk po e deklarojnë pasurinë, ashtu siç është e përcaktuar nga legjislacioni që rrjedh nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.
Zëvendëskryeministri parë i Kurtit, Besnik Bislimi, në deklarimin e pasurisë që e ka bërë këtë vit, mars 2022- mars 2023, nuk e ka deklaruar pozitën e lartë që po e mban në një biznes privat. Ky mosdeklarim përbën vepër penale, sipas legjislacionit të Kosovës, shkruan Demokracia.com
![](https://demokracia.com/wp-content/uploads/2023/10/lkkllk.jpg)
SHARE:
Zyrtarët e lartë të Qeverisë Kurti nuk po e deklarojnë pasurinë, ashtu siç është e përcaktuar nga legjislacioni që rrjedh nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.
Zëvendëskryeministri parë i Kurtit, Besnik Bislimi, në deklarimin e pasurisë që e ka bërë këtë vit, mars 2022- mars 2023, nuk e ka deklaruar pozitën e lartë që po e mban në një biznes privat. Ky mosdeklarim përbën vepër penale, sipas legjislacionit të Kosovës, shkruan Demokracia.com.
Bëhet fjalë për pozitën në shoqërinë me përgjegjësi të kufizuara “AUK Research Center SH.P.K”.
Sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë – ARBK, kjo shoqëri tregtare figuron aktive dhe Bislimi ka pozitën e Anëtar i Bordit të Përcaktuar me statut, pronar i së cilës është “Ojq american university in kosova foundacion-aukf “.
Në formular të pasurisë, Bislimi ka deklaruar se në Universitetin Amerikan merr pagë vjetore në një vlerë prej 20,120.00 eurosh. Ai është i angazhuar me orar të plotë si nëpunës në Qeveri dhe ligjërues e në këtë OJQ në të njëjtën kohë. Pagë pak më të madhe në të njëjtën vend të punës merr bashkëshortja e tij profesoreshë, që kap një vlerë prej 25,236.00 euro.
Demokracia.com ka parashtruar pyetje në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit lidhur më atë se a duhet që zyrtari i lartë publik (i emëruar politik), i cili tashmë e ka deklaruar pasurinë në APK, të deklarojë edhe pozitën e lartë që mund ta ketë në një biznes apo shoqëri me përgjegjësi të kufizuara?
Në APK kanë konfirmuar se një deklarim i tillë është obligim ligjor.
“Subjekti deklarues me rastin e deklarimit të pasurisë ka për obligim të deklarojë edhe funksionet tjera krahas funksionit zyrtar”, kanë thanë nga APK për Demokracia.com.
Po ashtu, Ligji nr. 08/L-108 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave, përcakton atë se nëse subjekti deklarues nuk ka deklaruar saktë pasurinë e vet dhe nuk ofron dëshmi apo ofron dëshmi të cilat nuk janë bindëse, agjencia e përcjellë rastin në prokurorinë kompetente.
Redaksia e Demokracia.com ka parashtruar pyetje edhe tek zyra për informim pranë kryeministrisë, ku e ka pyetur Bislimin se pse nuk e ka deklaruar këtë pozitë në formular të pasurisë. Kjo zyrë nuk ka kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.
Në mars të vitit 2022, Bislimi kishte shkruar në fund të formularit të deklarimit të pasurisë se: “Te dhenat per te ardhurat ne zyre te Kryeministrit dhe ne AUK jane ne baza vjetore dhe brutto. Meditjet paguhen ne cash dhe llogariten ne vleren netto. Krahas ketyre dy angazhimeve, emri im figuron edhe ne dy qendra (“AUK Research Center” dhe ” LEAP”). Meqe te dy qendrat vecjane ne procedura te mbylljes, te ardhurat nga to gjate vitit paraprak kan qene baras me ZERO”.
“Janë në procedurë të mbylljes” dhe se tashmë është mbyllur, Bislimi duhet ta dijë se janë dy gjëra të ndryshme. Kjo mbyllje nuk ka ndodhur që një vit e gjysmë, që prej kur ai e ka bërë këtë shënim.
Biznesi meqë është aktiv dhe e ka numrin unik identifikues të vetin, nga sot zëvendëskryeministri Besnik Bislimi mund të nis qarkullimin.
Pozita e njëjtë si e Bislimit, aty figuron edhe për Ilir Aliun, i cili është Ambasador në Mbretërinë e Bashkuar. Që një kohë, Aliu e ka ndërruar mbiemrin në Kapiti.
Formulari i deklarimit të pasurisë së tij për mars 2023 nuk figuron tek rubrika e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në faqen e APK-së. Por, një deklarim të tillë, ai e ka bërë një vit më herët, mars 2022.
Pos që biznesi shihet që është aktiv, këtu Aliu mund të ketë dhënë një dëshmi të rreme kur ka thënë se “Në ATK e kam marr vendimin nga autoritetet për çregjistrimin e biznesit”. Por, kjo mbetet të verifikohet nga Kundërkorrupsioni.
Demokracia.com ka gjetur se në ATK ky biznes figuron aktiv.
Redaksia ka dërguar pyetje edhe në ARBK për t’u informuar se a është aktiv, ashtu siç figuron në të vërtet ky biznes, po ky institucion nuk ka dhënë përgjigje. /Demokracia.com/
“AUK Research Center SH.P.K”, figuron aktiv në ATK:
Si duket një iks biznes jo aktiv në ATK:
“AUK Research Center SH.P.K”, figuron aktiv në ARBK:
Si dukët jo aktiv, në këtë rast i shuar, një biznes në ARBK:
/Demokracia