DOKUMENTE | Posta e Kosovës lidh kontratë me negocim me kompaninë serbe me bazë në Beograd

- in Lajme

Institucionet qeveritare janë atakuar shumë së fundmi për lidhjen e kontratave me negocim apo kontratave njëburimore. Ndërmarrja Publike “Posta e Kosovës”, e cila është nën autoritetin e Qeverisë së Kosovës, e ka përdorur këtë procedurë të prokurimit për të lidhur kontratë me një kompani nga kryeqyteti i Serbisë, Beogradi, shkruan Demokracia.com.

Kompania nga Serbia do ta mirëmbajë Postën e Kosovës. Bëhet fjalë për tenderin “Mirëmbajtja e shtypësit të Postes Hibride dhe blerjen (furnizimin) me pjesë këmbimi (rezervë) shpenzuese për shtypësin Xeikon 5000plus – Ritender”. Prokurimi i ndërmarrjes publike i ka zhvilluar negociatat vetëm me kompaninë “NVM GRAPHIC SOLUTIONS D.o.o. BRANCH IN KOSOVO Dega në Kosovë”.

Bazuar në të dhënat e ARBK-së, pronar me 100 për qind të aksioneve në këtë ndërmarrje, e cila ka degët në Kroaci dhe Serbi, është kompania me bazë në Beograd “Nvm graphic solutions d.o.o”. Bazuar në të dhënat e ARBK-së, drejtor menaxhues i kompanisë është Marko Durovic.

Kompania i ka dy pronarë me nga 50 për qind të aksioneve.

Tenderi peshon gjithsej 83 mijë euro. Prokurimi i Postës ka lënë devijim të çmimit + – 30 për qind nga vlera indikative e kontratës, çka do të thotë se kontrata mund të rritet edhe për 30 për qind.

“Posta e Kosovës SH.A. shpërblen me kontratë: “NVM GRAPHIC SOLUTIONS” D.O.O.BRANCH IN KOSOVO”, për një shumë prej: 83,019.30€ (tetëdhjetë e tre mijë e nëntëmbëdhjetë euro e tridhjetë cent“, thuhet në vendimin për dhënie të kontratës të Postës së Kosovës, përcjell Demokracia.com.

Tenderi ka qenë në dy lote dhe të dyja i janë dhënë kësaj kompanie.

Pjesa 1 – Mirëmbajtja dhe servisimi i shtypësit Xeikon 5000+ dhe

Pjesa 2 – Blerja (furnizimi) me pjesë këmbimi (rezervë) shpenzuese për shtypësin Xeikon 5000+.

Kontrata ka validitet 24 muaj./Demokracia.com/