Kryetarit Qemajl Aliu, që është vetëquajtur “Çlirimtar i Shtimes”, nuk po i pëlqejnë tash as fotografitë që po ia bëjnë stafi i Zyrës për Informim. Që të duket më mirë, ai ka angazhuar një fotograf personal, shkruan Demokracia.com.
Pasqyrimi i prezencës në evente nëpërmjet fotografive nuk po i pëlqen Qemajl Aliut. Ai po dëshiron që ekspozimin ta ketë shumë më të bukur. Për këtë, Komuna e Shtimes ka lidhur një kontratë, e cila quhet “Shërbime fotografike për aktivitete të Zyrës së Kryetarit”.
Njoftimi për dhënie të kontratës është publikuar sot, ndërsa ajo është lidhur me “Integral Marketing Design”, në një vlertë prej 4359 eurosh, përcjell Demokracia.com.
Pos që janë kërkuar fotografitë profesionale me kualitet të lartë RAM, është kërkuar që personi që do ta ndjekë nga pas kryetarin të bëjë edhe videongjarje me kërkesën e Zyrës për Informim, videourime nga kryetari për festa, etj.
Kontrata ka validitet 12 muaj. /Demokracia.com/