DOKUMENT| Verë e nxehtë, Kurti e bën “kopshtin” gati, blen karrige dhe tavolina të reja

- in Lajme

Për Zyrën e Kryeministrit Albin Kurti vera nuk pritet të jetë edhe aq e nxehtë. Për të shijuar komoditetin, kjo zyre tashmë është duke e përgatitur edhe ballkonin e Qeverisë.  Zyra e Kurtit tashmë ka nënshkruar kontratë për furnizim me karrige dhe tavolina.

Pasi i rehatoi zyrat me karrige të reja,  Zyra Kryeministrit tani ka dhënë tender për furnizim me tavolina dhe karrige edhe për ballkonin e objektit të Qeverisë. Kësisoj përmes këtij tenderi do të blihen 8 tavolina dhe 32 karrige kopshti, shkruan Demokracia.com.

Siç bëhet e ditur në kontratën e publikuar në KRPP, Zyra e Kryeministrit ka nënshkruar kontratë me kompaninë “INFINITT”, për furnizim me tavolina dhe karrige, e cila i kushtoi buxhetit të shtetit 2 mijë e 388 euro.

Nga kjo kontratë do të blihen 8 tavolina dhe 32 karrige kopshti.

“Karrige kopshti- ngjyra e zezë, konstruksioni metalik me mundësi palosjeje. Pjesa mbështetëse e shpinës dhe ajo për ulje nga rrjeti. Tavolinë me panele metalike, me mundësi heqjen e këmbëve, konstruksion metalik me veshje speciale për përshtatje të kushteve atmosferike”, thuhet në dosjen e tenderit.

Kujtojmë se Zyra e Kryeministrit Kurti për herë të tretë brenda këtij viti ka dhënë tender për blerjen e karrigeve të reja. /Demokracia.com.