DOKUMENT| Sekretari i VV-së në Pejë nis punën si zyrtar kryesor financiar në “Hidrodrini”

- in Lajme

Demokracia.com ditë më parë ka raportuar se sekretari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, i cili ka qenë edhe kandidat për deputet i kësaj partie në zgjedhjet e kaluara, Besnik Zeqiraj, është zgjedhur në pozitën e Zyrtarit Kryesor Financiar në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini”.

Zeqiraj nga dje e ka filluar edhe zyrtarisht punën në këtë kompani.

Demokracia.com ka siguruar vendimin se Zeqiraj nga dita e djeshme, 03.07.2023, ka nisur punën në këtë kompani.

Zeqiraj është sekretar i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë dhe ka qenë kandidat për deputet i kësaj partie në zgjedhjet e kaluara.

Ai në vitin 2017 ishte dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata Themelore në Pejë, pasi që në vitin 2015 i kishte vënë zjarrin një makine të Gjykatës për Kundërvatje, së bashku me një person tjetër.

Përvoja e vetme e deritashme e punës së tij është aktiviteti në Lëvizjen Vetëvendosje. /Demokracia.com/