DOKUMENT | Kurti mbledh ministrat të mërkurën, në rend dite “kapja” e tri ndërmarrjeve publike

- in Lajme

Tri ndërmarrje publike nga java e ardhshme do të kenë anëtarë të rinj të bordit. Vendimin për emërimin e tyre do të marrë Qeveria të mërkurën, kur edhe do ta mbajë mbledhjen e radhës.

Qeveria e Kosovës do të mblidhet ditën e mërkurë. Në rend dite janë paraqitur 7 pika të ndryshme, por shumica e tyre kanë të bëjnë me borde të ndërmarrjeve publike.

Konkretisht do të vendoset për anëtarët e bordit të Hekurudhave të Kosovës, për anëtarët e Kompanisë Rajonale të Ujitjes ”Drini i Bardhë” dhe për anëtarët e bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit KRU Mitrovica.

– Shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e anëtarëve të Bordit të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore Hekurudhat e Kosovës, Train-Kos, Sh, A. (ZKM)

-Shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e anëtarëve të Bordit të drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujitjes Drini i Bardhë Sh. A. Pejë (ZKM)

-Shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e anëtarëve të Bordit të drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit KRU Mitrovica, Sh. A. (ZKM).

Po ashtu në mbledhjen e Qeverisë do të merren edhe disa vendime të tjera që janë në rend të ditës.

-Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e Ekstraktit të Procesverbalit dhe Transkriptit nga mbledhja e 178 dhe Ekstraktit të Procesverbalit nga mbledhja e 177 dhe elektronike/korresponduese të Qeverisë së Republikës së Kosovës (ZKM)

-Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës së Komunës së Prizrenit për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme Objekti i ish Ndërmarrjes Shoqërore ”Liria” Prizren, e cila është e nevojshme për realizimin e Projektit ”Krijimi i hapësirave për lëvizshmërinë e trafikut dhe këmbësorëve (MMPHI)

-Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme, e cila preket nga realizimi i Projektit: Konservimi dhe Restaurimi i Shtëpisë në Kompleksin Memorial “Masakra e Recakut” (MMPHI)

-Të ndryshme

Mbledhja e 182 e Qeverisë së Kosovës mbahet më 10.01.2024, në orën 10:00, ndërtesa  e Qeverisë./Demokracia.com/