Ministria e Drejtësisë, që udhëhiqet nga Albulena Haxhiu e ka humbur rastin me kryeinspektori i Inspektoratit në Ministrinë e Drejtësisë, Ylber Topalli dhe zyrtarin Korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Prizren Destan Zogaj.
Vendimi i saj, si edhe shumë vendime të tjera të Qeverisë Kurti, janë kthyer nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës.
KPMPSHCK ka marrë vendim që Topalli dhe Zogaj të kthehen në vendet e tyre të punës.

SHARE:
Ministria e Drejtësisë, që udhëhiqet nga Albulena Haxhiu e ka humbur rastin me kryeinspektori i Inspektoratit në Ministrinë e Drejtësisë, Ylber Topalli dhe zyrtarin Korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Prizren Destan Zogaj.
Vendimi i saj, si edhe shumë vendime të tjera të Qeverisë Kurti, janë kthyer nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës.
KPMPSHCK ka marrë vendim që Topalli dhe Zogaj të kthehen në vendet e tyre të punës.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati Faton Fetahu, shkruan Demokracia.com.
“Konfirmohet paligjshmëria e shkarkimit të pabazë dhe arbitrar të Kryeinspektorit të Ministrisë së Drejtësisë z. Ylber Topalli dhe Zyrtarit Korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Prizren z. Destan Zogaj! Kam kënaqësinë që në cilësi të Përfaqësuesit të Autorizuar të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Shërbimit Korrektues të Kosovës z. Ylber Topalli dhe Zyrtarit Korrktues – ish Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren z. Destan Zogaj, t’ju njoftoj se pranova dy vendime të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, përmes të cilëve, përfundimisht konfirmohet paligjshmëria e vënies para përgjegjësisë disiplinore të tyre e cila rezultoi me shkarkimin arbitrar dhe të paligjshëm nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.”, ka shkruar ai.
Sipas Fetahur, përpjekjet e dëshpëruara të Ministrisë së Drejtësisë për të shpikur fajtorët rrethanor të fatkeqësisë së para gjashtë viteve të të paraburgosurit A.D, morën përgjigjen e merituar.
“Përfundimisht u konstatua se Raporti i Komisionit Hetimor të Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë (gusht 2022) ishte i porositur politikisht dhe dështoi të mbrohet edhe nga hartuesit dhe porositësit e tij. Ndërkaq, me dy vendimet e lartcekura të Këshillit, është vendosur njëzëri që z. Ylber Topalli dhe z. Destan Zogaj do të kthehen në pozitat e tyre me të gjitha të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës. Këto dy beteja ligjore që zgjatën rreth dhjetë muaj, nuk do t’i konsideroja vetëm fitore të palëve që unë përfaqësova, por edhe fitore të së vërtetës përballë mashtrimit, i cili u përpoq t’i servohej edhe qytetarëve nga ana e Ministrisë së Drejtësisë përmes konferencave të jashtëzakonshme për media kur u iniciua procedura disiplinore e paligjshme ndaj tyre.”, ka shtuar ai.
Këto janë vendimet e KPMSHCK-së:
Kujtojmë se kryeinspektori i Inspektoratit në Ministrinë e Drejtësisë, Ylber Topalli, ishte shkarkuar lidhur me dyshimet për keqpërdorime për rastin e Astrit Deharit.
Ky shkarkim kishte ardhur pasi Ministria pretendonte se ishin bërë “një sërë gjetjesh faktike” që dëshmojnë shkelje të rënda në një rast të ndërlidhur me zhvillimet pas vrasjes së Astrit Deharit.
“Komisioni Disiplinor ka ardhur në verdiktin final për shkarkimin e tij, duke marrë parasysh një sërë shkeljesh ligjore, disa prej të cilave tashmë dihet se: Ylber Topalli dyshohet se i ka marrë kamerat e sigurise nga burgu i Prizrenit para Policisë dhe i ka sjellë në Ministrinë Drejtesisë, duke tejkaluar edhe kompetencat që bart detyra e tij, veprime të cilat kan kontribuar negativisht drejt hetimit të drejtë të vrasjes së Astrit Deharit.”, thuhej në njoftimin e MD-së. / Demokracia.com/