Konferenca e Rambujesë është një prej ngjarjeve kryesore të rrugëtimit të Kosovës drejt lirisë. Për herë të parë, Kosova ishte e pranishme në një konferencë ndërkombëtare.
Më 6 shkurt filloi punimet Konferenca në Rambuje. Por, shumë zhvillime i paraprin thirrjes së kësaj konference.
Demokracia.com ka siguruar një dokument të klasifikuar të datës 4 shkurt 1999, kur Presidenti i SHBA-së, Bill Clinton së bashku me Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair, zhvilluan një bisedë telefonike dhe diskutuan për përgatitjet e Konferencës së Rambujesë.
Ajo çfarë bie në sy në përmbajtjen e bisedës së tyre është gëzimi i Kryeministrit të Britanisë, Tony Blair, për përfshirjen se UÇK-së në këtë proces, pasi që vetëm UÇK-në e përmend specifikisht.
Një pjesë e bisedës është deklasifikuar, por një pjesë mbetet ende e pazbardhur për publikun, shkruan Demokracia.com.
“Mendoj se Rubin dhe Madeleine bënë një punë vërtet të mirë dhe ne morëm një plan. Partitë vijnë të shtunën dhe është përfshirë edhe UÇK-ja. Kjo është e gjitha mirë“, thekson Tony Blair në bisedën telefonike me presidentin Bill Clinton.