Dogana e Kosovës ka njoftuar se oficerët doganorë në pikë kalimin kufitar të Vërmicës kanë parandaluar futjen e mbi 18 mijë eurove, të holla këto të padeklaruara.
Sipas njoftimit, gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganorë kanë selektuar për kontroll një automjet me targa të Republikës së Kosovës dhe pas ndalimit të automjetit vozitësi dhe pasagjerët kanë deklaruar se nuk posedojnë asgjë të dyshimtë.
“Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit nën asistimin e policisë ku pas ekzaminimit fizik tek njëri nga pasagjerët në trup (saktësisht në qantën e krahut) janë gjetur 18250.00 euro të padeklaruara. Pala përgjegjëse është gjobitur me 25% të vlerës totale, konform nenit 33.5 te KDAK-es, pjesa tjetër është ndaluar deri në përfundimin e procedurave hetimore.“
