Dodë Gjergji quan myslimanët e Kosovës “vëllezër të konvertuar në islam”: Kritikohet nga Musliu

- in Lajme

Dodë Gjergji sot uroi pashkët në një mënyrë paksa më të çuditshme, dhe që për kritikun e fesë Kastriot Musliun po shihet edhe si nxitëse dhe deklaratë që nuk përkon me frymën e tolerancës ndërfetare në vend.

“Dëshiroj të shpreh urimin tonë për të gjithë ata që agjërojnë, dhe u uroj vëllezërve tanë që janë konvertuar në islam gjatë kohës, të kenë agjërim të lehtë,” – është shprehur z. Dodë Gjergji gjatë ceremonisë për Pashkët.

“Dode Gjergji sikur ne menyre implicite paska kerku me na perkujtu se gjate historise kemi qene te krishtere! Pse? Ashtu qe ne menyre implicite me na thone qe s’kem bo mire qe jem konvertu ne Islam” – shkruan z. Musliu, përcjell gazeta Nacionale.

Gazeta Nacionale u uron të gjithë besimtarëve të krishterë Pashkët!

S T A T U S I i plotë dhe pa ndërhyrje:

Dode Gjergji sikur ne menyre implicite paska kerku me na perkujtu se gjate historise kemi qene te krishtere! Pse? Ashtu qe ne menyre implicite me na thone qe s’kem bo mire qe jem konvertu ne Islam, me qellimin per me na thone qe Krishterimi eshte rruga e drejte? Per menimin tem Krishterimi – sidomos nese marrim parasysh tezen e historianeve sekulare mbi ndikimin e Krishterimit ne formesimin e moralit dhe kultures se Perendimit, qe per mendimin tem ne esence ka qene pozitiv, ndikim te cilin ia njohu edhe ni kritik brutal, Nice, edhe pse ky i fundit e urrente Krishterimin per shkak se e konsideronte anti-jete sepse ne qender ka mbeshtetjen per te dobetin (the first will be last and the last will be first) – eshte fe ma e mire, ky urim me ate nenkuptim e me qellim te shprehjes se ni superioriteti fetar nga ana e Dode Gjergjit nuk perkon me frymen e tolerances nderfetare ne vend qe mirembahet e duhet me u kultivu ne vazhdimesi.

Per ma teper, te mos harrojme qe gjate historise kemi qene dhe pagane, per ni kohe goxha te gjate. / Nacionale