Dje me taksista, sot me Microsoft: A i duheshin Kurtit “10 ditë ose 2 javë” për këto takime?

- in Lajme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po zhvillon takime të përditshme me biznesmenë e njerëz të ndryshëm.

Kurti ka qenë në takim edhe me përfaqësues të kompanisë “Microsoft”, ku i ka thënë edhe disa fjalë për ta, shkruan lajmi.net.

Ai thotë se kampusi i Microsoftit në Silicon Valley është inspirim, pasi sipas tij, inovacioni e qëndrueshmëria s’janë në kundërshtim me njëra tjetrën.


Kryeministri Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar edhe përfaqësues të gjigantit të taksive, Uber, por po kritikohet me të madhe në Kosovë që nuk po takohet me politikanë të profilit të lartë atje. /Lajmi.net/