Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar tetë raste të dhunës në familje të raportuara në Policinë e vendit.
Nga këto tetë raste, pesë burra është raportuar se kanë rrahur gratë. Tri gra është raportuar se kanë rrahur burrat. Ndërsa një burrë tjetër ka rrahur të vëllain.
Këto raste janë raportuar nga Policia e Kosovës në 24 orët e fundit, përcjell Periskopi.
Vëmendja për raportet e dhunës në familje në Kosovë është bërë më e madhe se asnjëherë për shkak të vrasjes makabre që ndodhi në Ferizaj para disa ditësh ndaj një vajze 18 vjeçare.
Më poshtë keni rastet e raportuara nga Policia:
Prishtinë 26.08.2021 – 02:00. I dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë në familje duke sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje .
Lipjan 26.08.2021 – 09:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja dhe vajza e tij të dyshuarat femra kosovare, kishin ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj tij. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Prishtinë 26.08.2021-17:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar me të cilin jetojnë në një banesë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Prizren 26.08.2021 – 11:37. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhunë në familje duke e sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe e vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Prizren 26.08.2021 – 08:00. I dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë në familje duke sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën kosovare me të cilën nuk kanë kurorëzim. Palët janë intervistuar dhe me vendim të Prokurorit të njëjtit lirohen në procedurë të rregullt.
Prizren 26.08.2021-13:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti saj i dyshuari mashkull kosovar është duke ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Istog 26.08.2021 – 01:30. Pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Istog 26.08.2021-15:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ./Periskopi
The post DJE ESKALOI DHUNA NË FAMILJET E KOSOVËS: 5 BURRA RRAHËN GRATË DHE 3 GRA RRAHËN BURRAT appeared first on Dielli News.