Djali i Thaçit dhe vajza e Veselit u përlotën në “Marshin për Drejtësi”

- in Lajme

Nesër në Gjykatën Speciale në Hagë nis gjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ndaj ish-deputetit Rexhep Selimi.

Në aktakuzën e përbashkët, ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në shenjë përkrahje ndaj tyre, sot u mbajt një marsh i thirrur nga “Liria ka emër”.

Ndër pjesëmarrësit, natyrisht, ishin edhe familjarët e atyre që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Vajza e Kadri Veselit dhe Endriti, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, u panë të përlotur gjatë këtij marshi.

cika
endriti thaci

/GazetaSinjali/