Krimi në familje tronditi Divjakën ditën e sotme, ku djali vrau babain.
Burime konfidenciale kanë pohuar se autori, Andrea Stasa në momentin që ka kryer vrasjen e të atit, Mitër Stasa 85-vjeç ka qenë në gjendje të dehur.
58-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj të atit dhe i ka marrë jetën të atit. Policia bën me dije se për motive të dobëta ai dyshohet se e ka mbytur të moshuarin.
Policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit autorin e dyshuar. 58-vjeçari rezulton person me precedentë të mëparshëm penal, pasi ka kryer 13 vite burg./Kosovarja