Ajo është padyshim një ndër këngëtaret shqiptare më të njohura dhe të suksesshme. Bëhet fjalë për Nora Istrefin.
3 vite më parë, në vrerën e 2019, Nora Istrefi dhe Robert Berisha konfirmuan divorcin pas 13 vitesh bashkë. Ky ishte një ndër divorcet më të bujshme në vend që mori për shumë gjatë vëmendjn e mediave.
Nora dhe Roberti janë prindër të një vajze, Renne e cila jeton momentalisht me nënën dhe është bërë shpesh herë shkak për dyshime të një ribashkimi të mundshëm mes dyshes, shkruan Albeu.com.
Këto dyshime morën fund vetëm disa ditë më parë kur Robert Berisha konfirmoi lidhjen e tij me modelen Laureta Maqedonci.
Ndërkohë Nora ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për konfliktin me menaxherin e VIP-ave, Alesio Alia i cili u shpreh në ekran se ka dalë me humbje nga koncerti i Nora Istrefit.
Kjo e fundit nuk e priti aspak mirë këtë deklaratë duke reaguar se në fakt ai po njollos një karrierë dhe punë shumë serioze të saj./albeu.com/