Ditëlindja e fuqisë botërore, 246 vjet nga shpallja e pavarësisë së SHBA-ve

- in Lajme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 4 Korrikun – Ditën e Pavarësisë.

246-vjet më parë u ratifikua Dokumenti i Pavarësisë, një dokument ku 13 kolonitë nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

Çfarë ndodhi më 4 korrik 1776?

Kongresi Kontinental miratoi formulimin përfundimtar të Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik 1776. Ata kishin punuar për të për disa ditë pasi drafti u dorëzua më 2 korrik dhe më në fund ranë dakord për të gjitha redaktimet dhe ndryshimet.

4 korriku 1776, u bë data që u përfshi në Deklaratën e Pavarësisë dhe kopja e zbukuruar e shkruar me dorë që u nënshkrua në gusht.

Është gjithashtu data që u shtyp në Dunlap Broadsides, kopjet origjinale të shtypura të Deklaratës që u qarkulluan në të gjithë shtetin e ri.

Të nesërmen, kopjet e Deklaratës së Pavarësisë u shpërndanë dhe më 6 korrik, The Pennsylvania Evening Post u bë gazeta e parë që shtypi dokumentin e jashtëzakonshëm.

Dita e Pavarësisë në SHBA kremtohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e fishekzjarrëve.

SHBA-të sot konsiderohen sipas të gjitha të dhënave si forca kryesore politike, ekonomike e diplomatike në botë /Telegrafi