Dita në Prishtinë nis me aksident, dy vetura ndeshen mes vete në Bregun e Diellit

- in Lajme

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku janë përfshirë dy vetura, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se veturat kanë pësuar dëme materiale.

Ndërkohë që nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/