DISTRIA NGA SHTATORI I 2018-S KA FITUAR MEDALJE NË ÇDO GARË

- in Sport

Botërori i Bakus, i mbajtur në muajin shtator të vitit 2018, është gara e fundit ndërkombëtare në të cilën xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi, nuk është ngjitur në podium.

 

Që nga atëherë në të gjitha garat ku ka marrë pjesë, xhudistja pejane ka fituar medalje. Bilanci i saj është shtatë medalje të arta, tri të argjendta dhe tri të bronzta.

Ajo ndodhet e para në renditjen botërore dhe olimpike të kategorisë deri në 48 kg, ndërsa kjo vazhdimësi synohet të vazhdohet edhe në vitin e Olimpiadës 2021.

Garat ku ka fituar medalje në tre vjetët e fundit:

2018

Grand Slam Abu Dhabi – medalje e argjendtë

Grand Prix Tashkent – medalje e artë

Grand Prix Haga – medalje e bronztë

Guangzhou Masters – medalje e artë

2019

Grand Slam Paris – medalje e argjendtë

Grand Prix Antalia – medalje e artë

Grand Prix Budapest – medalje e argjendtë

Kampionati Botëror Tokio – medalje e bronztë

Masters Qingdao – medalje e artë

2020

Grand Slam Paris – medalje e artë (-52 kg)

Grand Slam Budapest – medalje e artë

Kampionati Evropian Pragë – medalje e bronztë

2021

Masters Doha – medalje e artë./RTK