Deputeti i VV’së Dimal Basha, i ndikuar si duket nga emocionet nuk është përmbajtur në postimin e fundit, e ka bërë krahasime absurde e tejet skandaloze, shkruan Gazeta Metro.
Basha, tha se ambasadori amerikan ka njoftuar se Kurti ka shkuar në Shtëpinë e Bardhë, derisa tha se gazetarët po ‘’rrejnë’’ anipse Kurti nuk u prit nga asnjë zyrtar shtetëror atje.
Ai tutje shkroi se as Vucic nuk i bën dëm Kosovës me propagandë sa i bëjnë disa gazetarë.
‘’ Ambasadori amerikan Hovenier, “Jam befasuar kur pashë disa shkrime të pasakta dhe mashtruese në shtypin lokal në lidhje me vendndodhjen e Kryeministrit Albin Kurti gjatë takimit me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan.” Jeni t’gërditshëm. Edhe vet ambasadori duhet me dal me tregu që po RRENI! As Vuqiçi nuk ban propagandë e dam sa bajnë disa shqiptar e media që shkruajnë shqip në Kosovë’’, thuhet në postimin e Bashës./gazetametro.net