Dimal Basha ia bën “hallall” Kusari-Lilës që ka biseduar me Radojçiqin: Ne nuk varemi nga Lista Serbe

- in Lajme

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, tek “DPT te Fidan Jupolli” e ka amnistuar shefen e tij në Kuvend, Mimoza Kusari-Lilën, që ka biseduar me akterët e Listës Serbe.

Kur iu përmenden audioincizimet e Shefes së GP-së të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, me Radojiçiqin e Simiqin, tha se kjo nuk është e njëjtë pasi, sipas Bashës, Qeveria Kurti nuk varet nga Lista Serbe.

“Qeveria e Albin Kurti nuk varet prej Listës Serbe.”, ishte arsyetimi i Bashës për audioincizimet.

Basha duket se ka harruar se Kusari-Lila ishte koordinuar me Listën Serbe dhe Radojçiqin, sepse varej prej tyre.

Po ashtu, Kusari-Lila kishte biseduar me ta edhe për veteranët e UÇK-së dhe kërkesat e tyre./Demokracia.com/