“Dil protesto për paratë e tua!” – Organizohet protestë për tërheqjen e 30% të trustit

- in Lajme

Të enjten organizohet protestë për tërheqjen e 30% të parave prej trustit.

Këtë protestë e kanë organizuar persona që kanë formuar një grup në Facebook, për ta shtyrë përpara këtë agjendë, ndërkohë që momentalisht janë bërë 26 mijë persona pjesë e grupit.

Protesta do të mbahet në ora 12:00 para Kuvendit të Kosovës.

Të nderuar anëtarë, në cilësinë e organizatorëve të PROTESTËS “PRO TËRHQJES 30% TË TRUSTIT”!  Sot i ftojmë të gjitha bizneset nga mbarë Kosova që ta mbështesin PROTESTËN sepse pas qytetarëve, bizneset do të jenë përfitues nga tërheqja e mjeteve nga Trusti. Ftojmë bizneset që të ju japin pushim punëtorëve për të enjten në ora 12:00 dhe të organizojnë transportin e protestuesve”, ka shkruar në këtë grup publik Adnan Jashari./Nacionale