Digjet stalla e një zyrtari policor në Veri, Policia del në vendin e ngjarjes news image

- in Lajme

Policia e Kosovës ka njoftuar se një objekt, pronë e një zyrtari policor të komunitetit serb në Leposaviq është përfshirë nga zjarri, pas mesnatës, raporton Gazeta Sinjali.

Pas marrjes së informacioneve, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, teksa kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti që vjen pas rasteve të tjera të zjarrvënieve në Veri.

Njoftimi i plotë:

I vihet zjarri një objekti (shtalle) pronë e një zyrtari policor

Policia e Kosovës, me datën 06.11.2022, rreth orës 04:00 (pas mesnate) ka pranuar një informacion për djegien, vënien e zjarrit ndaj një objekti (shtallë), pronë e viktimës mashkull kosovar i komunitetit serb, me banim në Donje Kërnjen nga komuna e Leposaviqit.

Njësiti policor ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore, përderisa Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, në hetimin dhe zbardhjen e këtij rasti dhe të rasteve të tjera të zjarrvënieve, të ndodhura dhe të orientuara ndaj pronave private.

Policia e Kosovës do të kujdeset në ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve pa dallime, në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, zbulimin e akteve të tilla kriminale dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së kryerësve të këtyre veprave kriminale.

/GazetaSinjali/