DIGJET NJË PLANTACION I DREDHËZAVE DHE MANAFERRAVE

- in Lajme

Si pasojë e ndezjes së disa mbeturinave nga të dyshuar të panjohur është përhapur zjarri edhe në një plantacion të dredhëzave dhe manaferrave.

Rasti ka ndodhur dje në mesditë në vendin e quajtur Uji i Thatë të Hanit të Elezit.

Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është shuar zjarri. Nuk raportohet për të lënduar./KP