Digjen pesë vetura në një rrugë në Pejë, dëmi mijëra euro

- in Lajme

Një zjarr ka shpërthyer sot në rrugën “Qeim Muriqi” në Pejë, ku pesë vetura janë përfshirë nga flakë, për shkaqe ende të panjohura, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit kur dyshohet se shpërtheu zjarri dhe u dogjën veturat, njëra prej të cilave kap vlerën e rreth 40 mijë eurove. Posa rasti është raportuar, Policia dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast janë identifikuar pronarët.

Tre prej tyre kanë dhënë deklarata para zyrtarëve policorë, ndërkaq ende s’dihet se në pronësi të kujt janë dy veturat e tjera.

Në lokacionin ku ndodhi rasti janë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti, që të zbardhen rrethanat në të cilat nisi zjarri.

/GazetaSinjali/