Digjen dy kamionë në Veri të cilët ishin vendosur në barrikada -Video

- in Lajme

Dy kamionë që janë vendosur si barrikada në Veriun e Kosovës janë djegur.

Kamionët ishin vendosur saktësisht te “Kërrshi i Dudës”.

Nuk dihen shkaqet e djegies së këtyre kamionëve.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se është çështje orësh heqja e barrikadave në veri të vendit. Në rast se nuk hiqen barrikadat, Osmani u shpreh institucionet e Kosovës do të veprojnë pasi sa më shumë që të mbesin barrikadat aty, aq më shumë po rrezikohet jeta e qytetarëve, raporton Gazeta Sinjali

E në lidhje me barrikadat, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të mërkurën se barrikadat do të fillojnë të hiqen mëngjesin e sotëm.

 

 

Pamje, T7.

digjen2 800x600 1
digjen1 800x600 1

/GazetaSinjali/