Digjen dy kamiona në Çabër të Mitrovicës

- in Lajme

Sot dy kamiona kanë marrë flakë në fshatin Çabër në Mitrovicën e Veriut, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se dy kamiona janë përfshirë nga zjarri sot në orët e hershme të mëngjesit, arsyeja e zjarr vënies ende nuk dihet.

Rastin e ka konfirmuar edhe Zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/