DI MARIA VENDOS PËR TË ARDHMEN, JA CILIT GJIGANT EVROPIAN DO T’I BASHKOHET

- in Sport

Angel Di Maria ka vendosur për të ardhmen e tij!

 

Di Maria është në vitin e fundit të kontratës me PSG dhe në fund të sezonit do të largohet nga Parisi si futbollist i lirë.

Interesimi për argjentinasin nuk ka munguar aspak dhe është raportuar për transferimin e tij në Itali.

Di Maria ka qenë i lidhur me një transferim te Juventusi, Interi dhe Milani, ndërsa sipas raportimeve të fundit, 32-vjeçari thuhet se ka bërë zgjedhjen e tij.

Portali i njohur spanjoll Don Balon, raporton se Di Maria ka vendosur që ta vazhdojë karrierën te Juventusi.

Arsyeja e zgjedhjes së tij është Cristiano Ronaldo, pasiqë Di Maria dëshiron ribashkimin me portugezin. /RTK